Kronike
U vra nga tre fëmijët e tij, policia merr në mbrojtje bashkëshorten e Pëllumb Metës
Një ngjarje e zbuluar dje në Durrës ka tronditur opinionin publik. Tre fëmijë akuzohen si autorë të vrasjes së babait të tyre, Pëllumb Metës.
50-vjeçari është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit ndërsa bashkëshortja e tij Blerina Meta është marrë në mbrojtje nga policia. Sipas informacioneve, nëna e 3 fëmijëve që vranë babanë është shoqëruar nga policia e Durrësit ne familjen e te atit të saj në Laç.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.