Connect with us

Kronike

U vra teksa po udhëtonte/ Kristjan Marku i akuzuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë

Kristjan Marku i cili u qëllua sot për vdekje në autostradën Fier-Vlorë rezulton me precedent penal.

Ai akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Kristjan Marku ka qenë duke udhëtuar vetëm me një automjet tip “Volkswagen” në momentin kur është qëlluar me armë zjarri rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Policia bën me dije se vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Advertisement