Connect with us

Aktualitet

‘U vranë njerëz me duar në xhepa, Berisha me shokë paradë në SPAK’

Artan Hoxha ka folur për hetimin e 21 Janarit, i cili tashmë ka nisur nga prokurori i SPAK, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se do të pyeten të gjithë personat e përfshirë, nga Sali Berisha dhe i gjithë zinxhiri i shtetit.

“Çështja e 21 janarit. Mendoj se Berisha nuk mund të shkonte për atë që e kanë çuar për dosjen Partizani, por për 21 Janarin.

Në rasti konkret, ishte çështja që pse duhej të pritej vendimi i Strasburgut dhe pastaj GJL që te detyrohej SPAK të merrte këtë çështje nën hetim? Kemi humbur 2 vjet. Prokuroria e Tiranë nuk bëri dot asgjë.

Ne do të kemi mundësi që zinxhiri komandues i shtetit, të bëjë një paradë atje dhe të dëshmojnë. Bamir Topi ka shkruar libër, Ina Rama ka dhënë invervistë. Basha ka dhënë deklarime. Llalla është në kërkim. Të gjithë këto, Berisha ka mbajtur qëndrim publik. SPAK është detyruar të regjistrojë çështjen. Është bërë nga familjarët, për shkak të regjistrimit që doli.

Tregon se vrasjet janë bërë me urdhër, jo nga pakujdesia. Zjarri është hapur me urdhër dhe pastaj është dhënë urdhri ndaloni. Perdja e zjarrit është 7 sekonda sepse ndryshe do të bëhej hataja.

Ka patur tre hetime, një hetim me vendimin e famshëm që u dënuan për vrasje nga pakujdesia, dënim qesharak. Një tjetër, po hetohej kush i prishi provat. Erdhi Llalla, prokurori që hetonte këtë, e mori nga prokuror i thjeshtë e çon prokuror rrethi në Vlorë, e ngriti në detyrë dhe u sabotuan hetimet.

SPAK është i detyruar ta marrë edhe këtë. Është i detyruar. Ka patur dosje të tretë për këtë çështje. Berisha doli para Komisionin Parlamentar, që mos shkonte në Prokurori, nuk do dalë më të dëshmojë para Halimit, por do dëshmojë atje. Basha doli dhe tha nuk di gjë, vetë nuk kam dhënë urdhër, të tjerët nuk di gjë. Kjo do të hajë kohë. E pashë shqetësimin e opozitës, sulmoi menjëherë prokurorin. Kur e ndjen këtë do të thotë që mund të dënohen.

Atje ka dëshmorë, janë vrarë njerëz përtej bulevardit me duar në xhepa. Përgëzoj familjarët sepse kanë luftuar shumë për këtë çështje. Ata do të shkojnë të hënën në SPAK. Besoj se këtë rradhë SPAK do ti thërrasë të gjithë ata që kanë qenë përgjegjësit e 21 janarit”, tha Hoxha.

Advertisement