Kronike
U vu në pranga në banesën e tij në Shijak, del fotoja e Astrit Avdylajt
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/Astrit-Avdylaj.jpg)
Është publikuar fotoja e kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylajt, i cili u arrestua sot në banesën e tij. Më herët u publikuan edhe pamje nga vënia e tij në pranga. Gjatë ndalimit, 50-vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë.
!["Revansh"/ U vu në pranga në banesën e tij në](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1719671169xastrit-avdylajjpg-588.jpg?w=740&ssl=1)
Arrestimi i Avdylaj u bë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit “Revanshi”, ku u goditën disa grupe kriminale dhe u arrestuan dhjetëra eksponentë të krimit. Avdylaj dyshohet se ka ndihmuar Ervis Marinajn dhe ish-deputetin socialis Arben Ndokën, në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.
Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdylaj mbante komunikime me Ndokën dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit. Avdylaj i dërgon nipin e tij Aldo Avdylajn dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)