Politike
U zgjodh kreu i grupit parlamentar të PS/ Çuçi: Përgjegjësi e madhe
Pas shkarkimit si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama i ka besuar një tjetër detyrë, Bledi Çuçi. Çuçi është zgjedhur kreu i grupit të Partisë Socialiste, duke i zënë vendin Taulant Ballës, që prej 2 javësh ka marrë postin e tij si ministër.
Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Çuçi tha për mediat se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.