Connect with us

Aktualitet

“Uaaa sa i pacipë qenke”, përplasja e fortë Shehaj-Shalsi: I paturpshëm, si flet kështu mo?!

Me tone të forta ka vijuar biseda në studion e Top Story, ku janë përplasur në debat me socialisti Eduart Shalsi dhe deputeti i opozitës Agron Shehaj.

Teksa flitej për skandalin me mikrokreditë, debati ka agravuar dhe Shalsi dhe e Shehaj kanë shpërthyer në etiketime ndaj njëri-tjetrit.

Shehaj: Po gënjen… thotë ishte mashtrues ai që vrau veten

Shalsi: Uaa, nuk besoj që pacipëria jote do arrinte në këtë pikë! I kam shmangur debatet me tipa si ky që duken si hijena që duan të përfitojnë….

Shehaj: Është turp, përgjegjësin e ka ngjitur, ai merret me atë që ka vrarë veten

Shalsi: Nuk mund të shkojë masa e interesave të vonuara dhe penaliteteve më shumë se 30%. Duhet ta kishim marrë këtë masë që në vitin 2010, 2012, 2015. E pe çfarë bëtë dje me kryeprokurorin. Ndryshe nga ty, unë vijë nga një eksperiencë e gjatë bankare. Vetëm për historitë e mikrokredive, kemi bërë mbi dhjetëra takime. E kam bërë këtë që mos të bëj hijenën.

Shehaj: Kush e ka fajin? Kush ka përgjegjësi?

Shalsi: Çfarë lloji mikrkoredie që duhet të japin, ka një proces që po e ndjek kryeprokurorja. Çfarë bëjmë ne si ligjvënës? Po nuk morëm masa si kjo që morëm. Morëm dy masa. Vendosëm kufizim. Mori një masë për mbrojtjen e veçantë të konsumatorit. Çfarë duhet të përmirësojmë ne për konsumatorin. Ajo që po ndodh tani, është pikërisht, duke kuptuar masat e problemit. Ankesat zyrtare në bankën e Shqipërisë, sot kanë shkuar 70-80.

Shehaj: Ka me mijëra çështje në për gjykata. Kjo është për të vënë duart në kokë.

Shalsi: E para, duhet të kuptojmë që mikrokreditë kanë investuar në Shqipëri, por gjatë 10 viteve të fundit, janë shtuar shumë në volum. Me kalimin e viteve, u shfaqën dhe kreditë e këqija. Ishte dhe koha kur dolën në pah problemet e sistemit. Çështja e përmbaruesve është një çështje që duhet të sqarohet pa klithma. Unë jam politikan, por që kam propozime konkrete. Nga njëra anë ke privilegjin e të zgjedhurit, për t’i dhënë zgjidhje qytetarit, nga njëra anë sillesh si thashethemexhi. Sa është numri i qytetarëve që kanë marrë mikrokredi?

Shehaj: Ai zotëria ka një nga rolet më të rëndësishme në Bankën e Shqipërisë dhe më thonë mua sa janë. Ajo mësuesja në Vlorë, 7 milionë lekë. Fillova një gjyq, mora dhe një avokat… Vrau veten një njeri dhe këta thonë iku.

Shalsi: Hapi një parti Agron Shehaj dhe do të marrë njerëz. Ka tre vjet që nuk vjen në komisionin e financave.

Shehaj: Çdo gjë që po ndodh pas, sepse kjo është një skemë që ka prej vitesh. SPAK-u veproi dhe këta lëvizën shpejt. Filluan të shqetësoheshin. Vodhën sa vodhën, i kapi SPAK-u, ndërhyri SPAK-u…

Shalsi: Kush vodhi?

Shehaj: Kush i mori paratë? Kush ta mbylli gojën ty në komision për katër vite?

Shalsi: Je i paturpshëm. Është guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Shehaj: Vijnë këtu në studio tani, bashkë me atë që e qepi se nuk e zë gjumi.

Shalsi: Shi sa i paturpshëm je, si flet kshu o burrë. Sapo futi në gojën e FMN-së, diçka që nuk e ka thënë.

 

 

Advertisement