Connect with us

Kosova

Uashingtoni i tërheq veshin Beogradit/ Hill: Serbia përballet me probleme të mëdha politike

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill u tha gazetarëve sot se Beogradi po përballet me çështje shumë të vështira politike.

“Këto janë çështje shumë të vështira politike me të cilat Serbia do të duhet të merret,” tha ai pas pjesëmarrjes në një takim të Kolegjiumit Parlamentar, nga i cili u larguan deputetët e opozitës serbe.

“Nga perspektiva e qeverisë amerikane, ne kemi një interes të madh që ta shohim Serbinë të zgjidhë këto çështje dhe të shohim zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it,” shtoi ai.

Hill tha se komunitetit ndërkombëtar nuk i pëlqen të shohë një bojkot si një mënyrë për të zgjidhur ndonjë gjë, duke shtuar se toni në bisedimet midis pushtetit dhe opozitës është pozitiv pavarësisht mosmarrëveshjeve.

 

 

Ambasadori amerikan u ftua të marrë pjesë në takimin e Kolegjiumit së bashku me shefat e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe misionit të OSBE-së nga kryetarja Ana Brnabiç.

Advertisement