Connect with us

Kosova

Udhëkryqi fatal/ Refuzimi i Kurtit fik shpresën për normalizim, por shton votat e LVV

Sipas Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është dashur që të refuzojë të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Këto komente, Kupchman i ka bërë në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, një ditë pas takimeve të ndara që Kurti e Vuçiç zhvilluan në kryeqendrën evropiane, me përfaqësuesit evropianë.

“Ky raund negociatash është sigurisht bllokim. Fakti që bisedimet vazhdojnë, është një shenjë e mirë, por sigurisht se janë bërë jashtëzakonisht të vështira. Ka pasur shumë pak përparim që nga marrëveshja verbale [për normalizimin e marrëdhënieve], që është bërë e njohur si Marrëveshja e Ohrit”, tha fillimisht Kupchan.

“Nuk është në dobi të Kurtit të refuzojë të ulet në tryezën e bisedimeve, sepse një gjë e tillë e portretizon Kosovën si palë kokëfortë që jep ultimatume dhe refuzon të bisedojë”- theksoi Kupchman dhe insistoi se do të ishte më mirë sikur Kurti të kishte biseduar me Vuçiç-in dhe t’i kishte nxjerrë në tryezë shqetësimet e tij.

“Por, të nxjerrësh parakushte dhe të largohesh nga tavolina, sepse ato parakushte nuk janë plotësuar, nuk më duket qëndrim konstruktiv”, vlerësoi eksperti.

Kujtojmë se Albin Kurti propozoi tri kushte [nënshkrim i marrëveshjes, anulim i letrës së Ana Brnabiç-it dhe dorëzim i Milan Radojiçiç-it], Josep Borrell propozoi zbatim në paralel të Marrëveshjes, Aleksandër Vuçiç kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa takim trelateral siç ishte paralajmëruar, dhe me një dakordim – vazhdim i dialogut javën e ardhshme në nivel kryenegociatorëve.

Advertisement