Connect with us

Politike

Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e shpifarakut

Udhëtimet jashtë vendit me avionë charter ka sjellë përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës. Mnëjgesin e sotëm, Rama i është përgjigjur sërish akuzave se ka kryer shpenzime të larta dhe nxjerr statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2012 – 226.893Lek të reja

2020 – 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!” – shkruan Rama.

 

Advertisement