Sport
UEFA ia beson një arbitri shqiptar, ja kush do gjykojë në Europa League
UEFA ka caktuar si arbitër në ndeshjen e Europa League mes Az Alkmaar dhe Elfsborg, gjyqtarin shqiptar Juxhin Xhaja. Xhaja do të gjykojë takimin e xhiros së parë, që do të mbahet në AFAS Stadion (Alkmaar).
Për Xhajën kjo nuk është hera e parë që do të arbitrojë në arenën ndërkombëtare, pasi edhe më parë ka qenë bilbil kryesor në takime të rëndësishme në Europë. 34-vjeçari do të ketë ndihmën e Arbër Pemës dhe Rejdi Avdos, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Albert Doda.