Sport
UEFA merr vendimin/ Shqipëria zgjidhet si një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian 2027
Tashmë është zyrtare! Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.
Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.
Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.