Sport
UEFA pezullon gjyqtarin e ndeshjes Milan-Napoli
UEFA thuhet se ka vendosur të pezullojë gjyqtarin Istvan Kovacs nga ndeshjet evropiane për pjesëne mbetur të këtij sezoni pas punës së tij të diskutueshme në fitoren e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit.
Ndeshja çerekfinale mes dy skuadrave italiane ishte e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, e pa ndihmuar nga një sërë vendimesh të dyshimta të marra nga arbitri 38-vjeçar rumun.
Siç është raportuar nga gazetari italian Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs nuk do të drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën e mbetur të sezonit si rezultat i punës së tij në fitoren e Milanit ndaj Napolit.
Kovacs kishte referuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes Milan-Napoli, duke përfshirë fitoren 5-2 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në raundin e 16-të