Connect with us

Aktualitet

Uji në banesë shkoi deri në 60 cm/ Banori me lot në sy: Jam me dy invalidë në shtëpi, ku të mbytem

Dëmet nga përmbytjet në Vlorë janë të shumta ndërsa çdo qytetar i prekur nga këto dëme kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje për hallin që u ka rënë. Të mbuluar nga balta dhe me banesat të cilat nuk mund të jetojnë dot në to qytetarët kërkojnë zgjidhje sa më parë për situarën e tyre emergjente.

Remzi Limo është një prej banorëve, banesa e të cilit është përmbytur 5 herë. Ai shprehet se ka telefonuar kryebashkiakun, i cili nuk i është përgjigjur, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar me shumë vonesë duke i gënjyer se po shkojnë nga momenti në moment. Limo thotë se kanë kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, pasi niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra jashtë banesës.

“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku te vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre.

Kam marrë kryetarin e bashkisë nuk më është përgjigjur, kam marrë edhe të tjerë nuk më janë përgjigjur. Dje morëm policinë, zjarrfikëset, na thonin erdhëm erdhëm dhe na gënjenin. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte”, tha qytetari me lot në sy teksa kërkon zgjidhje.

Advertisement