Kosova
UJKU VUÇIÇ NDERRON QIMEN/ Heroi premton rreziqe dhe fatkeqësi
Dushko Lopandiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, tha për median serbe Danas se njoftimi i presidentit Aleksander Vucic per vendosjen e sanksioneve ndaj industries serbe te naftes nga ana e amerikaneve, si zakonisht, me siguri përmban disa të vërteta dhe disa pasaktësi dhe se ai po përpiqet të arrijë dy gjëra.
“Ka një që ai zakonisht e përdor, dhe ajo është të rrotullojë informacionin në mënyrë që të shpallë kërcënime të mëdha, rreziqe dhe fatkeqësi që më vonë do jete ai I vetmi qe do ti zgjidh, edhe pse ato rreziqe nuk kanë ndodhur kurrë, por ai pelqen te shfaqet si hero para serbeve”, shpjegoi Lopandic dhe shtoni se është e mundur që sanksionet e deklaruara të jenë vetëm pjesë e taktikes se zakonshme të devijimit të vëmendjes, për të cilat Vuçiq është shumë i zoti në situatën aktuale të krizës per shkak te protestave ne Serbi.
Gjithashtu ai theksoi se një çështje më serioze dhe afatgjatë është çështja e zgjidhjes së pronësisë ruse në NIS, e cila, sic u shpreh ai, është gjithnjë e më problematike për Serbinë, duke marrë parasysh lidhjet strategjike dhe ekonomike të Serbisë me Perëndimin.
Kjo është arsyeja pse Lopandić beson se Vuçiq po hap një temë të ndjeshme “që është marrëdhënia specifike ndaj Rusisë dhe çështja e shitjes se industries serbe te naftes dikujt tjeter, duke ia hequr shumicen e aksioneve Gazpromit rus.
Duke folur për përdorimin e sanksioneve për qëllime të brendshme politike, Lopandic pohoi se Vuçiq po e mban nen frike dhe tension opinionin publik dhe veçanërisht ata që i ndjekin deklaratat e tij katastrofike.
Ne kete kuptim, sigurisht që po perseriten genjeshtar e Vucicit, por qe kesaj rradhe mund te kene nje doze realiteti” – deklaroi Lopandić