Bota
Bomba me fosfor ndaj banesave në Ukrainë

Ukraina akuzon rusinë/ “Bomba me fosfor ndaj banesave”
Lufta në Ukrainë nuk po kursen as banesat e civilëve në rajonin e Kharkiv, ku u shkatërruan 16 shtëpi Brenda një nate. Nuk raportohet për viktima, por shumë njerëz janë evakuuar dhe dëmi në infrastrukturën civile është i madh.
“Në tre ditët e fundit ka patur sulme intensive – thotë një ushtar ukrainas – Ajo që duhet denoncuar është se rusët po përdorin predha me fosfor ndaj infrastrukturës civile.”
Përdorimi i armëve me fosfor ndaj civilëve është i ndaluar nga konventat ndërkombëtare pasi ato janë vdekjeprurëse, shumë toksike dhe shkaktojnë djegie të thella e të dhimbshme.

