Bota
Ukraina krijon ushtrinë e dronëve
Krijohet ushtria e dronëve. Kështu i ka investuar Ukraina fondet ndërkombëtare.
Ata quhen “fireflies”, por në fakt janë ushtarë ukrainas të specializuar në përdorimin e dronëve. Falë crowdfounding, me nofkën “ushtria e dronëve”, Kievi ka marrë 20 milionë dollarë nga institucionet dhe individët për të investuar në teknologjitë e reja.
Avionët e pilotuar nga distanca janë treguar shumë të dobishëm veçanërisht në rajonin e Mykolaiv, ku bombardimet janë intensifikuar javët e fundit.
Përpara se të fillojnë punën në frontin e luftës, trupat ukrainase iu treguan gazetarëve dronët e blerë me donacione ndërkombëtare, duke i testuar ato në një aeroport në periferi të Kievit.
Nga ana tjetër edhe Rusia po përdor dronë në luftën e saj në Ukrainë. Sipas Kievit, ēshtë Irani ai që po furnizon Moskën me avionë të pilotuar nga distanca. Akuza bazohet në faktin se Shtëpia e Bardhë publikoi imazhe satelitore në mes të korrikut që tregonin rusët në bazën iraniane të dronëve.