Connect with us

Bota

Ukraina mund të pranohet në BE para 2030-ës

Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkohet një afat kohor se kur saktësisht mund të lejohet Ukraina të anëtarësohet në BE.

Ajo thotë se procesi për t’u anëtarësuar është “i bazuar në merita” dhe bashkimi duhet të jetë i dobishëm si për vendin aplikues ashtu edhe për BE.

Ajo shpjegon se BE-ja heziton të japë një datë të saktë se kur mund të anëtarësohet Ukraina, pasi kjo mund të nënkuptojë se edhe vendet e tjera aplikuese kërkojnë një të tillë.

Von der Leyen shton se Ukraina po ecën mirë dhe mund të “pranohet më herët se 2030” nëse vendi vazhdon “me atë shpejtësi dhe me atë cilësi”.

Konferenca për shtyp përfundon dhe liderët largohen. Së shpejti do t’ju sjellim një përmbledhje të linjave kryesore, qëndroni me ne.

Advertisement