Connect with us

Kronike

Ukraina përgatitet për hakmarrjen ruse

Vazhdon baleti për numrin e viktimave ruse, shkaktuar nga bombat ukrainase natën e Vitit të Ri në Makiivka Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se 89 ushtarë kanë vdekur, por burimet ukrainase dhe gjithashtu blogerët nacionalistë rusë flasin për një numër shumë më të madh, deri në 400 të vdekur. Në fjalimin e tij të natës së fundit të vitit 2022, Volodymyr Zelenskyy bëri paralajmërimin “Ne po përgatitemi. Terroristët e Kremlinit do ta paguajnë” – tha presidenti ukrainas.

Ndërkohë, luftimet vazhdojnë nga të dyja anët në Donbass, pavarësisht se fronti nuk ka pësuar ndryshime të mëdha deri më tani. Ministria e Mbrojtjes, megjithatë, vazhdon të raportojë humbje të mëdha ndaj ukrainasve…deri 120 ushtarë të vrarë rreth Donetskut, 40 në rajonin e Kharkiv, 130 mercenarë të huaj që i shërbejnë Kievit në Kramatorsk.

Gjithsesi, numrat mbeten ende për tu verifikuar. Diplomacia mbetet gjithsesi në punë. Vazhdojnë edhe kontaktet ndërkombëtare të palëve ndërluftuese.

Advertisement