Connect with us

Bota

Ukraina sulmoi aeroportet ruse/ Trump zbulon detaje: Përgjigja e Putinit nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

Presidenti amerikan Donald Trump  dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, po zhvillojnë një konferencë para mediave në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti  Trump u pyet mbi bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me përgjigjen e Moskës ndaj sulmit të Ukrainës në fushat ajrore thellë brenda Rusisë.

“Ata shkuan thellë në Rusi dhe ai Putin në fakt më tha se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të sulmojmë bazuar në këtë, dhe ndoshta nuk do të jetë e bukur”, thotë ai.

“Nuk më pëlqen, thashë mos e bëj, nuk duhet ta bësh, duhet ta ndalosh.”

 

 

Trump vazhdon duke thënë se “ka shumë urrejtje” midis dy palëve, por ai mbetet optimist për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ai iu referua armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit dhe thotë: Do të doja të bënim të njëjtën gjë me Ukrainën dhe Rusinë.

“Në një moment do të ndodhë, besoj se kështu do të ndodhë”, shtoi ai.

Advertisement