Connect with us

Kosova

UKRAINA VENDOS PER KOSOVEN/ Epilogu i luftës me Rusinë dhe vendimi i Trump

Ivo Viskoviç, ish-diplomat dhe profesor në pension i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se Donald Trump do të vazhdojë politikën që ka udhëhequr në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se kjo vlen edhe për Rajonin e  Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu beson se nuk mund të supozohet se do të ketë ndonjë ndryshim rrënjësor në politikën amerikane.

“Është e mundur që gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet konflikti në Ukrainë, përfundimi i të cilit, është prioriteti i Donald Trump në aspektin e politikës së jashtme. Nëse ai ka sukses, ne do të jemi në një pozitë shumë më të mirë sesa nëse lufta vazhdon. Madje mund të pritet që marrëdhënia me aleancën e NATO-s të vihet në pikëpyetje, në kuptimin që Amerika nuk dëshiron të përballojë e vetme pjesën më të madhe të kostove. Atëherë mund të supozohet se do të ketë presion mbi Serbinë për të bërë një zgjedhje. Trump ndoshta do të ndërtojë një politikë te re ekonomike me rajonin, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Por le te kujtojme se ata thjesht nuk kanë interesa ekonomike në këtë rajon. Jemi një partner shumë i vogël për të na kushtuar shumë vëmendje” – deklaroi Viskovic

I pyetur a do të punojnë Trump dhe administrata e tij për një zgjidhje politike të çështjes së Kosovës dhe Serbisë, Viskovic deklaroi: – Besoj se do të kërkojnë që ta definojmë Kosovën si shtet të pavarur. Por, nga ana tjetër, mendoj se nuk do të shpenzojnë shumë kohë dhe energji për këtë sepse janë të vetëdijshëm për situatën reale në terren dhe se nuk është e lehtë të gjendet një zgjidhje për problemin e Kosovës.

“Është e mundur që disa pjesë të administratës të punojnë më shumë për këtë, por mendoj se do të vëzhgohet nga afër aspekti i sigurisë i situatës në Ballkan. Me fjalë të tjera, nuk do të lejohet që askush nga jashtë të shkaktojë shqetësime të mundshme brenda vendeve ose në marrëdhëniet midis vendeve fqinje” – potencoi Ivo Viskoviç, ish-diplomat

Advertisement