Connect with us

Bota

Ukraina zhvendos Ditën e Krishtlindjes që të distancohet nga Rusia

Ukraina e ka zhvendosur datën e festës së saj zyrtare të Krishtlindjes nga 7 janari në 25 dhjetor, lëvizja më e fundit kjo në distancimin nga Rusia.Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar ligjin që synon “braktisjen e trashëgimisë ruse të festimeve imponuese të Krishtlindjes”.Në vitet e fundit, Kievi ka shkëputur lidhjet fetare, kulturore dhe të tjera me Rusinë, duke e rreshtuar veten me Perëndimin.

Ky proces përshkallëzoi pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022, raportoi BBC.Ligji ka lëvizur edhe dy data të tjera të festave shtetërore, Ditën e shtetësisë së Ukrainës, nga 28 korriku në 15 korrik, dhe Ditën e Mbrojtësve, ku përkujtohen veteranët, nga 14 tetori në 1 tetor.

Për shekuj, fillimisht Rusia perandorake e më pas Bashkimi Sovjetik i dominuar nga Moska kanë tentuar – por gjithmonë kanë dështuar – që ta fusin nën kontroll të plotë Ukrainën.Kjo përfshiu autoritetin e imponuar të Kishës Ortodokse Ruse mbi kishat e Ukrainës.

Advertisement