Bota
Ukrainasit verbojnë ushtarët rusë, instaluan eksploziv te syzet për kontrollin e dronëve

Në një operacion që të kujton atë me kurthe bombarduese që Izraeli përdori për shpërthimet masive të operativëve të Hezbollahut, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje, ukrainasit i kanë dhanë rusëve syze shpërthyese për kontrollin e dronëve.
Shërbimet sekrete të ushtrisë ukrainase arritën të futnin eksploziv në syzet speciale që mbanin operatorët e dronëve të ushtrisë ruse dhe të shkaktojnë lëndime serioze të shumë prej tyre.
Operacioni të kujton atë të shërbimit sekret izraelit, Mossad, i cili furnizoi mijëra operativë të Hezbollahut në Liban me pagers (pajisje komunikimi) të mbushura me eksploziv. Kur ata shpërthyen të gjithë së bashku shtatorin e kaluar, shumë u vranë dhe qindra u plagosën.
Politico raporton se HUR, shërbimi i inteligjencës i ushtrisë ukrainase, arriti të ndërhyjë në rreth 80 palë syze speciale që mbahen nga operatorët e dronëve FPV. Operatori monitoron kursin e dronit me syze dhe e ndryshon atë me telekomandë. E gjithë kjo ndodh shumë kilometra larg vendit ku po fluturon droni, me operatorin e tij në një vend relativisht të sigurt.
HUR integroi eksplozivë, një bateri dhe një detonator te dronët dhe ua dërgoi atyre njerëzve të cilët i punojnë në Rusi. Nga ana tjetër, ata i dhuruan ato në janar për njësitë ruse.
Në fillim të shkurtit, raportet filluan të shfaqen në internet se disa syze të pilotëve të FPV shpërthyen teksa ata i mbanin ato. Të paktën tetë operatorë u verbuan në rajonin e Kurskut, Donetsk dhe Luhansk.
Operacioni është në vazhdim, thanë burime ukrainase për Politico.

