Connect with us

Kronike

Ukrainë/ Aksident ajror me 16 viktima

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në periferi të Kievit. Shefi i Policisë Kombëtare Ihor Klymenko tha se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e avionit, i cili u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në periferinë lindore të Brovary.

Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një tjetër zyrtar ishin në mesin e 16 viktimave. Dy nga të vrarët ishin fëmijë. Sipas raporteve, 22 persona janë shtruar në spital duke përfshirë 10 fëmijë. Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishin në mesin e një sërë liderësh ndërkombëtarë që shprehën ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit në Brovary të mërkurën. “Jemi të pikëlluar nga vdekja tragjike e ministrit të Brendshëm ukrainas”, shkroi Macron në Twitter. “Franca u shpreh ngushëllimet e saj miqve të saj ukrainas,” shtoi ai.

Advertisement