Bota
Ulet çmimi i naftës me 1%
Çmimi i naftës ka regjistruar rënie prej 1 përqind gjatë së enjtes derisa tregu global treti gjasat e larta të ngritjes së normave të interesit në Amerikë.Nafta e papërpunuar Brent shënoi rënie prej 1.2 përqind në 75.74 dollarë për barrel.Në West Texas Intermediate rënia ishte për 82 centë, apo 1.1 përqind, me çmim total 70.79 dollarë për barrel.
Tregu ka pritur rritje të normave të interesit në ShBA dhe Evropë në mënyrë që të luftohet inflacioni. Frika e rënies globale erdhi pasi të dhënat r fundit tregojnë ngadalësim të prodhimit dhe aktivitetit të Shërbimeve në Kinë dhe Evropë.