Kosova
Ulje e tensioneve/ Ambasadori gjerman: Të zbatohen urgjentisht kërkesat e BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së, mes të cilave shtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe.
”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/ . Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.
PM @albinkurti presented his view on current developments in the north/in the dialogue. @Olivier_Guerot and my DHoM reiterated our clear stance in acc. with latest QUINT/🇪🇺 statements. Urgent need to work on objectives of EU27 statement. Full support for @MiroslavLajcak’s efforts https://t.co/wssSaigjqa
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 5, 2023
QUINT-i përmes një deklarate të përbashkët ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri, duke thënë se ato veprime ishin të njëanshme.