Connect with us

Aktualitet

Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Advertisement