Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot Hamasin se nëse nuk do të lirojë pengjet deri në fundjavë, armëpushimi do të ndërpritet.
Në takimin me kabinetin qeveritar që zgjati 4 orë Netanjahu tha se u vendimi u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e kabinetit të tij.
Deri më tani, janë liruar 16 pengje izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite që nga 19 janari. Hamasi ka dorëzuar gjithashtu pesë pengje tajlandeze.
Kanë mbetur 17 pengje izraelite që supozohet të lirohen në fazën e parë të armëpushimit, megjithëse Izraeli thotë se tetë janë të vdekur.
Tre pengje të gjallë do të liroheshin të shtunën, derisa Hamasi tha se po pezullonte lirimin.
Më poshtë deklarata e plotë
Sapo përfundova një diskutim të thelluar katërorësh në kabinetin politik-siguri.
Ne të gjithë shprehëm të indinjuar për situatën tronditëse të tre pengjeve tanë që u liruan të shtunën e kaluar.
Ne të gjithë mirëpritëm gjithashtu kërkesën e Presidentit Trump për lirimin e pengjeve tanë deri të shtunën në mesditë, dhe të gjithë mirëpritëm gjithashtu vizionin revolucionar të presidentit për të ardhmen e Gazës.
Në dritën e njoftimit të Hamasit për vendimin e tij për të shkelur marrëveshjen dhe për të mos liruar pengjet tanë, mbrëmë urdhërova IDF të grumbullonte forca brenda dhe rreth Rripit të Gazës. Ky operacion po zhvillohet në këto orë. Ai do të përfundojë në të ardhmen shumë të afërt.
Vendimi që kam miratuar unanimisht në kabinet është ky: Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë – armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF do t’i kthehet luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht.