Connect with us

Politike

Unaza e Re, dështim i garantuar/ Erion Veliaj kordinon sulmet ndaj Belinda Ballukut

Brenda një kazerme politike si Partia Socialiste nuk guxon kush të ngrejë zërin kundër shefit, por kur vjen puna te rivaliteti i brendshëm, partia zien nga intrigat dhe sulmet pas shpine. Mjafton të shohësh mediat që tradicionalisht mbështesin Erjon Veliajn, se si këto ditë janë shqetësuar në bllok për trafikun e rënduar të automjeteve në Tiranë.

Në fakt, lajmi që qarkullon në të njëjtat media pro-Veliajt nuk është shqetësimi i qytetarëve për trafikun e Tiranës, por se hapja e unazës së re nuk pati asnjë efekt për ta lehtësuar qarkullimin. Hapja e unazës së re në Tiranë u paralajmërua me bujë nga Belinda Balluku dhe u inaugua në 31 dhjetor nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Balluku. Premtimi i të dyve ishte se tani ky segment i ri rrugor do ta lehtësonte trafikun e Tiranës.

Fillimisht hapja e rrugës së re u përcoll me pozitivitet nga mediat pro-mazhorancës, por kjo nuk zgjati shumë. Një burim që nuk pranoi të identifikohej, zbuloi për Lapsi.al se Veliaj nuk e gëlltiti dot mungesën e një ftese në ceremoninë e hapjes së plotë të unazës së re të Tiranës.

Në fakt, gjatë kohës kur qeveria kishte nevojë për Veliajn, ky ndihmoi për shpërnguljen e banorëve të cilëve iu prishën shtëpitë në gjurmët e unazës së re. Bashkë me Belinda Ballukun, kryebashkiaku Veliaj është shfaqur edhe në inspektimin e punimeve të unazës, duke premtuar se do të nxitonte me vendimet e këshillit bashkiak për pagesën e qirave të banorëve të shpërngulur.

Tani që SPAK i ka ngarkuar mbi shpinë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ishte momenti kur Veliajt i nevojitej më shumë se kurrë mbështetja e kupolës së Partisë Socialiste. Por në vend se ta ftojnë në një projekt ku ka kontribuar edhe bashkia dhe që prek direkt jetën e qytetarëve të Tiranës, ai e sheh të shmangur nga dyshja Rama-balluku si të ishte një i sëmurë me lebrozë. Prandaj dhe mediat që e mbështesin nuk po e përcjellin hapjen e plotë të unazës së re si një sukses, por si një dështim në lehtësimin e trafikut në Tiranë…..Lapsi.al…..

Advertisement