Connect with us

Rajon

‘Unë e di kush e financon Vuçiçin, ai do ta humbasë Beogradin’

Anëtari i ish-qeverisë së kryeministrit të vrarë serb, Zoran Xhinxhiç dhe profesori universitar nga Beogradi, Zharko Koraç, ka komentuar e ardhshme në Serbi, teksa duke folur për fushatën elektorale, u shpreh se ajo po bëhet gjithnjë e më e pistë.

“Ajo që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po bën është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi ai po sillet sikur të ishte ende kryetar i partisë së tij. Ai po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë, shpërndan para për gjimnazistët dhe pensionistët, duke mos qenë kryeministër” –  tregoi Koraç, duke shtuar se “Ajo që po e bën fushatën më të pistë është se Vuçiç i është kthyer sulmeve personale ndaj kundërshtarëve”

Sipas Koraç, ky është një tregues se Vuçiç është i shqetësuar.

“Në politikën e jashtme ai bëri një gabim të madh sepse gjëja e fundit që dëshiron BE-ja është lufta në Kosovë. Ai e dinte se çfarë po ndodhte atje dhe e dinte për aktin terrorist. Ai po përpiqet t’i fitojë këto zgjedhje dhe t’i dërgojë një mesazh Perëndimit – ju mund të mos më pëlqeni, por unë jam i vetmi me të cilin mund të negocioni” – ka deklaruar Koraç duke qene I bindur se  Vuçiç do ta humbasë Beogradin.

Sipas politikanit serb, presideni po terrorizon skenën politike.

“Kushdo që është kundër tij shpallet menjëherë kundërshtar i Serbisë. Ai po vë para qytetarëve të Serbisë zgjedhjen: Ose me mua, ose me dike që do ta shkatërrojë Serbinë” – tha Zharko Koraç.

Advertisement