Connect with us

REAGIM

‘Unë e mbrojta nga plumbat, ju s’e mbrojtët nga një grusht’

Ish truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku ka reaguar në Facebook për incidentin që ndodhi dje në protestë ku ish kryeministri u godit me grusht nga Gerti Shehu. Ai shkruan se e ka mbrojtur liderin demokrat në kohën e 97-ës ndërsa këta s’e mbrojnë dot nga një grusht në ditët e sotme.

Reagimi i plotë:

Keqardhje e madhe per mua.Nuk eshte nevoja te krenohem kur punoja vete qe per 9 vjet nuk u prek asnje qime floku. Dhe pse pushteti Bandat ishin te pushtetit te veshura me pushtet, por perkushtimi Motivimi ishin ne maksimum. Lideri eshte Baba, Prindi. Vellai dhe un kete kisha ne trurin tim. Nuk lejoja afer as niperit e mij dhe as tijet as politikane qe shpesh ju ngelte hatri. Kush me njeh e din mire qe kurre nuk genjej per asgje. Me njeh Flamuri Strazimiri Mediu Jozefina e gjithe perfituesit te mirave te Pushtetit te Berishes me njeh mire dhe shoferi aktual i Berishes qe nuk falja dhe nuk neglizhoja asgje e shume tjere Isha i pergjegjeshem per cdo rast e cdo gje e ne cdo kohe.Ne pune e jashte saje. Vleresoja nje mize kur kalonte per te dyten here e jo nje bandit qe i afrohet pa u dridhur qerpiku. Lideri nuk eshte bodigarde. Nuk di te mbrohet se mendon qe ka njerezit e duhur per rreth qe meren me sigurine e tije. Agresori cfar deshi beri. Te ishte me Arme do e perdorte, të kishte thike do e qellonte, kishte gruashta e qelloi. Raste te tilla me qindra kemi kaluar por kurre nuk eshte prekur as nje qime floku. Jam krenare oer veten por me dhemb zemra kur shoh cfar ndodhi. Shihi Rojet asnjeri nuk e din ne te vertete kush eshte roje e kush jo.Te gjithe me syze pa kujdes mburravece te lehte pa eksperience. Dikush dhe mburret mbrapa duke thene a e pe si e rrahem agresorin. O te turpruar zhdukuni nga aty. Eshte lideri historik, nuk eshte Rama qe mund ta rrahesh e nuk e ka per gje. Jeni te turperuar ju dhe kush ju drejton ju. Duhet tju vij turrp dhe tju dhemb zemra si mua per ate qe ndodhi, lideri eshte lider. Turpi eshte i juaji qe nuk e mbrojtet. Un ju a lashe te forte e te paprekshem. Si do u dilni perpara syve Familjes se Liderit dhe tuajes. Sepse ishte lehtesisht e shmangeshme. Nuk ishte Arme. Po te ishte arme ku do e mbanit frymen ju Frikacaker. Nuk punohet me liderin per te dal ne Televizore e media e për ti mare te mirat asaj pune. Zhdukuni! Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishen! Unë nuk e bej dhe pse kam mijera aresye. Dhe pse ju a dorezove te forte dhe pse ju gezuat cdo te mire nga Pushteti.dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju, nuk jam Agron Kolici e sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja per Profesionin me shkaterron. Zoti te nderon dhe te denon. Nuk flasim ketu per vitin 97 qe ishin bandat dhe armet sheshit kur unë punoja per Berishen por eshte koh krejt tjeter! Turpi do ju ndjek mbas gjithë jetën!Nje mik me ndihmoi me nje foto

 

May be an image of 1 person and text that says 'Facebook 16:52 Done Edit More'

May be an image of 1 person and indoor

May be an image of 1 person, standing and indoor

OPINION

‘Kryeministri i shikon vartësit si minj’/ Reagim i fortë nga Endi Tafani

Nga Endri Tafani
Përmbledhja e konferencës së shtypit të Kryeministrit sot.
1. Kryeministri i shikon vartësit si minj dhe qeveria dhe administrata është thjesht një grumbull minjsh. Dikush duhet ti tregoje Kryeministrit që minjtë nuk rrinë në vende të pastra se ngordhin për bukë.
2. Kryeministri e ndjen veten në rrethim në një kështjellë dhe dikush po tenton t’i helmojë ujin. Është kuriozitet normal të zbulohet kush do jete kali i bardhë që do gjeje ujësjellësin, sipas romanit të Kadaresë, por krahasimi i qeverisë me një kështjellë, fortifikata, ushtarë, agjent, armiq luftë tregon shumë për mentalitetin e Kryeministrit përtej pallavrave bajate për bashkëqeverisje, podcaste trendy etj.
3. Kryeministri i ekzekutivit nuk mburret dot me rezultatet e ekzekutivit, por mburret me rezultatet e gjyqësorit. Mund të ishte mburrur dhe me rezultatet e Interit në kampionat, ishte e njëjta gjë.
4. Kryeministri kreu i ekzekutivit nuk di gjë për vjedhjet,por çuditërisht opozita që nuk ka lidhje fare me ekzekutivin i di te gjitha. Logjikisht i bie që mbase duhet opozitë në krye të vendit. Minimumi opozita do dije se çfarë ndodh brenda ekzekutivit. Një hap i vogël por pozitiv në krahasim me ku jemi.
Nuk e di kush ia bën së fundi fjalimet Kryeministrit por kishte aq shumë fiasko logjikë sa alternativat mund të jenë dy. Ose është intoksikuar totalisht e nuk di çfarë thotë, ose e di që populli prapë do e votojë e nuk ia ndjen për budalliqet që lëshon nga goja, mjafton që të mbushë kohë televizive.
Continue Reading

OPINION

“Fajet” e Albinit, si shërbeu Shqipëria për përkëdheljen e Serbisë

Nga Enton Abilekaj

Nuk është e lehtë të kuptohet çfarë ndodh brenda dhomës ku Albin Kurti ulet me orë të tëra përballë Aleksandar Vuçiç. Jo për herë të parë, pjesëmarrësit pas takimit jepnin informacione kundërshtuese, por për herë të parë, Kryeministri i Kosovës, u quajt fajtor edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell dhe nga lehtësuesi i bisedimeve, Lajçak. Për herë të parë Vuçiç u paraqit kontruktiv dhe vullnetmirë, ndërsa Kurti, ishte i detyruar të replikonte edhe me Lajçak, duke mos e njohur më si palë të tretë, të paanshme.

Një herë e parë jo e papritur. Që nga takimi i parë, kur Vuçiç u shokua nga 5 pikat e Kurtit, ekuilibrat kanë ndryshuar ndjeshëm. Konflikti në Veriun e Kosovës dhe qëndrimi i Përëndimit në favor të Serbisë që dërgoi banditët për të rrethuar komunat, ishte një këmbanë konfirmimi, për të gjithë ata që kishin filluar të dyshonin se përkëdhelja deri në joshje që po i bëhej Serbisë, mund ta sakrifikojë edhe Kosovën. Se ndryshimi i ekuilibrave perëndimore nuk mund të fshihet më kur ka ndryshuar kahje. Replikat e Kurtit me Blinken apo Osmanit me Macron, janë vetëm episode groteske të një përplasjeje krejt të pabarabartë, që konfirmojnë se Kosova është tashmë pa plan, pa aleatë, në një betejë vendimtare.

Nuk dihet sa është përgjegjësia e Kurtit në këtë ndryshim të qëndrimeve perëndimore, por është e vështirë të besohet se sjellja e tij do të përcaktonte strategjinë e Perëndimit në Ballkan. Me kokëfortësinë e tij të vënë në dukje edhe nga liderët perëndimorë, ka tërhequr vëmendjen, ka acaruar nervat dhe ka ndërprerë një projekt, të paktën përkohësisht, por nuk mund të përmbyste kurrsesi një strategji të hartuar në kushtet e rikompozimit të Botës dhe rireshtimit të fuqive të mëdha, që po reflektohet në luftën e Ukrainës.

Serbia që e ka patur gjithmonë statusin e një trupi europian me kokën në Moskë, për herë të parë që nga ekzistenca, po trajtohet si një shtet sovran, si një trup që mund të braktisë kokën, ose ta ndërrojë me një tjetër në Bruksel. Në këtë përpjekje më shumë se të guximshme të Perëndimit, për fat të keq ka ndihmuar edhe Shqipëria.

Që në fillimin e kësaj ideje, Tirana zyrtare, i ka dhënë statusin e një shteti paqësor, sovran dhe europian Serbisë. Takimet e shpeshta me Vuçiçin, më pas projekti për shkëmbimin e territoreve, pastaj iniciativa e Novi Sadit që u shndërrua në Ballkan i Hapur, i dha Vuçiçit statusin e njeriut paqësor, që ndan vlera perëndimore dhe mund të jetë i pavarur nga Putini dhe Beogradi mund të jetë qendra politike e Ballkanit Perëndimor, me kushtin që Tirana të ishte e dyta.

Përveç kësaj, me Ballkanin e Hapur, por edhe më parë me politikat e hapjes ekonomike, Shqipëria i siguroi Serbisë një treg shqiptar për të çliruar energjinë e investimeve të huaja përfshirë Ruset dhe Kinezet në miliarda dollarë. Kështu, flirtimi i hapur i Serbisë me Rusinë dhe Kinën, në vend ta izolonte, e shndërroi Beogradin në qendrën ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Me statusin e qendrës politike dhe ekonomike të Rajonit, Serbia mund të negocionte me Perëndimin më shumë se të dyja shtetet shqiptare. Ky nuk ishte avantazhi i vetëm strategjik që Edi Rama i fali Vuçiçit. Përveç fuqizimit të Serbisë, i dhuroi edhe përçarjen e shqiptarëve. Ai e izoloi Ramush Haradinajn në Berlin, pastaj Thaçin dhe Hotin për Ballkanin e Hapur, deri te konfikti me Albin Kurtin që u shpalos qartë pikërisht në momentin kur Kosovës i duhej më shumë Shqipëria.

Konflikti në Veri e gjeti Kosovën më të vetmuar se kurrë, pasi Edi Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë, duke shënuar sanksionimin e parë të Kosovës.

Sot, kur konstatohet me dëshpërim kapërcimi spektakolar i Perëndimit nga Kosova te Serbia, nuk mund të lihet pa u thënë se një dorë e ka dhënë Shqipëria, të paktën në 8 vitet e fundit, kur ideja e rehabilitimit filloi të hidhej në tregun ndërkombëtar.

Ashtu si tha në Bruksel që nuk duhet bërë presion ndaj Serbisë për t’ i vënë sanksione Rusisë, ashtu si bëri në kulmin e krizës duke sanksionuar Kosovën dhë në analizën e fundit përpara nisjes për në New York, ku shprehu qëndrimin neutral të Shqipërisë dhe paqartësinë e pafajshme të Serbisë, Edi Rama ka ndihmuar, me aq sa ka patur fuqi, që gradualisht të shkohej aty ku jemi sot.

E vetmja mundësi që i ka mbetur Kosovës së vetmuar, është të rezistojë derisa të mos jetë më e njëjta situatë. Të paktën derisa Kosova ta ketë Shqipërinë në krah.

Continue Reading

OPINION

Dhuna e fisit Rraja me shkopa bejsbolli/ Dervishi ironizon: Ishte thjesht film

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e fisit Rraja që rrahu me shkopa bejsbolli dy persona, nga “plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim në “plagosje të lehtë me dashje”.

Në fakt edhe kështu duket se po i bien në qafë personave me “shkopa bejsbolli”, prokurorët e kanë patur kohën e mjaftueshme, sepse çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë! Prokurorët mund të thonin se ishte “keqkuptim” ose ishte një film, me saktë një “skenë filmi”.

Nuk ka patur nevojë prokuroria të priste disa muaj për të administruar ”provat” për të arritur në këtë konkluzion provat janë sheshit dhe i kanë parë të gjithë me përjashtim të prokurorëve sylesh.

E gjitha ka qenë një keqkuptim. Personat me shkopa bejsbolli po luanin film. E xhiruan vetë skenën (provohet lehtësisht kamera, regjia) madje jo vetëm e xhiruan, por edhe e publikuan.

Nëntë persona me shkopa bejsbolli thjesht kanë shkuar për të xhiruar një film, dhe si në çdo film ajo që duket si “rrahje brutale” në fakt është aktrim i klasit të lartë.

Sikundër e panë të gjithë aty kishte edhe një pistoletë, edhe një shkop gome krahas “shkopave të bejsbollit”, u dëgjuan edhe thirrje “vrite, vrite”, ulërima dhe rënkime. Të gjitha këto janë prova të qarta se ka qenë film, ndryshe mos o Zot nuk mund të fyhen kaq shumë 9 burra të armatosur me armë dhe hunj dhe t’u thuhet se keni kryer “plagosje të lehtë”?! Eshtë turp. Njeriu për një burrëri jeton. Vetë te akuzuarit nuk duhet ta pranojnë këtë turp.

Tani që sipas prokurorëve gjenial, kemi të bëjmë me një “plagosje të lehtë”,

a duhet t’i kthehet mandati deputetit Rrahaj?

A duhet të reflektojë kryeministri Rama dhe të kthejë në detyrë ministrin e Brendshëm Çuçi?

A duhet të kthehen në punë policët e përjashtuar, oficerët e policisë të transferuar për një “plagosje të lehtë”?

Po tre personat e shpallur në kërkim a do t’i kërkoj kush falje?

Po media a duhet të kërkojë falje për raportimin?

Po lajmet për nisjen e hetimit ndaj guroreve a duhen përgėnjeshtrua sot?

P.S. Të ndaluarit për këtë ngjarje janë thjesht njerëz të pafat. Nëse viktima e tyre do të ishte ndonjë prokuror,  pra prokurori të provonte në kurriz “shkopat e bejzbollit, shkelmat dhe qytën e pistoletës”, atëherë çështja do të zgjidhej me burrni dhe nuk do të ndodhte gjithë ajo tollovi që mori kokën e ministrit të Brendshëm dhe fytyrën e kryeministrit.

P.S. 2. A e dinë prokurorët kaqolë se çfarë është terrori dhe akti terrorist? Është ushtrimi i dhunës si mjet për të perhapur panik dhe frikë…

Continue Reading

Aktualitet

E veshur me bikini dhe e mbuluar me çokollatë, imazhi i gruas në restorantin italian shkakton reagime të forta

Një grua me bikini qëndron e shtrirë mbi tavolinë, me trupin e mbuluar me çokollatë.

Kjo ishte panorama që u ofrohej pushuesve në një resort luksoz në Golfo Aranci në Sassari të Italisë. Një turist që kishte zgjedhur këtë resort postoi foton në profilin e tij në Linkedin në 15 gusht, ku i indinjuar thotë se “trupi femëror është shfaqet si objekt”.

Të menjëhershme kanë qenë reagimin në rrjet, teksa njerëzit kritikojnë zgjedhjen e resortit.

“Mbeta pa fjalë duke parë këtë skenë, në tavolinë një vajzë ‘me kostum çokollateje”, e shtrirë mes ëmbëlsirave”, shkruan sipërmarrësi nga Lombardia.

“Si është e mundur që të lejohen sjellje të tilla, ku trupi i një gruaje, i një punëtoreje, barazohet me atë të një enë për të kënaqur syrin djallëzor të dikujt”, shton ai.

Pas postimit të biznesmenit, erdhi reagimi i hotelit, ku kërkon ndjesë dhe shkruan se “jemi të përkushtuar për të ruajtur vlerat e përbashkëta”.

“Kemi lexuar me shumë vëmendje postimin që keni publikuar në lidhje me episodin fatkeq të ndodhur në resortin tonë gjatë mbrëmjes së 15 gushtit. I kërkojmë ndjesën më të sinqertë familjes vajzës dhe të gjithë klientëve. Duam të theksojmë se çdo ditë jemi të përkushtuar për të praktikuar vlerat e deklaruara, ndër të cilat si prioritet është respekti për bashkëpunëtorët dhe mysafirët tanë. Na vjen keq për incidentin dhe dëshirojmë të ritheksojmë me vendosmëri se kurrë nuk kemi pasur qëllim të përfaqësojmë vlera të tjera përveç atyre që përqafojmë me vendosmëri. Ne do të vazhdojmë të punojmë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, shkruhet në reagimin e hotelit./topchannel

 

Continue Reading

OPINION

Turistët italianë ikën pa paguar/ Dervishi: Pjepri e ka bishtin prapa

Nga Lufti Dervishi
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë 80 euro ka ardhur menjëherë reagimi italian:
“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata e ambasadës italiane.
Parimi i reciprocitetit është normë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare
Për reciprocitet imagjinoni të lexoni neser një deklaratë të ambasadës shqiptare ne Itali:
“Sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama, kryem pagesën e llogarisë së dëmit të bërë nga një grup “skifterësh” shqiptarë në një lagje të Milanos. Shqiptarët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla me skifterë të mos përsëriten më”
Vlera e nje fature të skifterëve luhatet nga 100-500 mijë euro
Pjepri(Meloni ne italisht) e ka bishtin prapa…

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING