Politike
“Unë e respektoj drejtësinë, e pse ajo nuk e nderon veten!”/ Çfarë deklaroi Beleri para se të rikthehej në burg?
Eurodeputeti greki partisë “Demokracia e Re” ka përfunduar “turin e tij” mes Strasburgut e Athinës për t’iu rikthyer e një herë jetës së tij në burgun e Fierit. Ai ishte i shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës.
Në një prenoncim për media, Beleri shprehet i lumtur për shoqërimin e mikut të tij Gjikuria, pasi ky i fundit sipas eurodeputetit grek, kandidati nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.
“Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U kthesa se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.
Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.
Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet.
Nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem.”, tha Beleri.
Ndërkohë më herët, ditën e sotme, në një prenoncim të mëparshëm të tij për media, nga ambientet e jashtme të aeroportit tonë, u shpreh se ka bërë kërkesë për lirim me kusht, sipas kuadrit ligjor, por mbetet për t’u parë se si do të veprojë drejtësia.
Po kështu, Fredi Beleri e cilësoi Gjikurian si një kandidat për Himarën më të përshtatshëm se ai.
“Opozita ka zgjedhur një kandidat, besoj e më të përshtatshëm se sa unë. Qytetarët e Himarës do mbarojnë atë që filluan më 12 maj 2023 e jam i bindur për fitoren.”, deklaroi ai.
I pyetur se si u ndje përgjatë betimit në Parlamentin Evropian, Beleri u shpreh mirënjohës, krenar për ata që e kanë votuar, e me një përgjegjësi të madhe për detyrën e re.
Përsa i përket pyetjes nëse ndihet keq që do të rikthehet në qelinë e tij në Fier, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij, eurodeputeti grek u shpreh kështu: “Unë e respektoj drejtësinë, e pse drejtësia nuk e respekton veten e vet!”
Kujtojmë se Fredi Belerit iu sigurua leja shpërblyese nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri, nga data 15 deri me ditën e sotme, 20 korrik 2024, në mënyrë që atij t’i lejohej betimi në Parlamentin Evropian si eurodeputet i Greqisë, i partisë në pushtet “Demokracia e Re”.
Ai fillimisht u takua me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, në Pallatin Maksimos në Athinë, ku dhe u prit “ngrohtë” nga mbështetësit e tij.
Ndërkohë me datë 16 arriti të kryejë betimin e tij si eurodeputet i Greqisë, së bashku me kolegët e tij të ardhshëm.
Por, duhet të risjellim në vëmendje se leja shpërblyese, e detyron Belerin të mbaje kontakte të vazhdueshme me Policinë e Himarës, pikërisht çdo ditë në orën 14:00, deri sa të kthehet në ambientet e qelisë së tij në Fier.
Mosrespektimi i rregullave dhe kushteve të përcaktuara, ngarkon Belerin me përgjegjësi penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, bazuar në nenin 323 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon dënimin me burg deri në 5 vite.
Ama, Belerit i lejohej “shkelja me këmbë” vetëm në Strasburg, ndërkohë që ish-kryebashkiaku i Himarës ka vizituar Greqinë, takoi kryeministrin fqinjë, e ka dhënë deklarata të shumta për media.
Në këtë mënyrë, Fredi Beleri ka shkelur rregullat e parapërcaktuara nga Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri.