Connect with us

Politike

“Unë ftoj edhe budallenj në studio, por ti dukesh njeri normal…”/ Rakipi pyet Hanin për zgjedhjet në PD

Gjergj Hani, kandidati për kreun e Partisë Demokratike të vulës, që kandidon përballë Lulzim Bashës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”

Hani u pyet nga Ylli Rakipi se përse po kandidon në një garë të paracaktuar, pa rregulla dhe ku të gjithë e dinë se do të fitojë Basha.

Hani tha se nuk ka hyrë në këtë garë për të fituar, por për të t’ju thënë demokratëve dhe shqiptarëve “të vërtetën”.

Ylli Rakipi: Zoti Hani unë jam shumë i habitur. Në emision thërras njerëz të ndryshëm, intelektual, të mençur edhe mitomanë, por ndonjëherë ftoj edhe budallenj. Ti dukesh njeri shumë normal, çfarë bën ti këtu në një garë që edhe foshnjat e dinë se është e paracaktuar dhe fiton Basha?

Gjergj Hani: Gjendjen në të cilën është PD, zgjedhja e zotit Basha do ta çojë në vdekje partinë. Zoti Basha nuk ka identitet politik. Atë mund ta quash një socialidemokrat, në rastin më të mirë. Socialdemokratët dihet, janë ata që mundohen të bëjën aleanca gjithandej.

Ylli Rakipi: Pse nuk e lë të vdekurin të vazhdojë punën e tij? Zakonisht të vdekurin e ngarkojnë dhe e çojnë te vendi…

Gjergj Hani: Unë kam detyrë timen dhe ky ishte rasti, për të kapërcyer facebook-un, që t’ju them shqiptarëve të vërtetën. Nëse PD nuk ndahet me një analizë logjike, jo sherr, jo acide, pa një analizë logjike të së shkuarës, pa pranuar të vërteta të hidhura, pa formuar një filozofi të saj dhe pa ndarjen nga komunizmi, nuk ka shanse të mbijetojë sepse është distopi e sistemit, një e majtë e maskuar si e djathtë.

Ylli Rakipi: Të gjitha këto nuk i luan topi…

Gjergj Hani: Nëse unë do të bëja llogari, fitoj apo nuk fitoj, nëse do të hyja me premisën e karrierës, unë nuk do t’i hyja.

Ylli Rakipi: Saliu mori ca kohë Uran Butkën dhe e vuri kandidat. Luli merrte Eduard Selamin. Edhe ty këtë do të bëjnë dhe fiton Basha.

Gjergj Hani: Nuk më interesojnë numrat, e bëj që t’ju them njerëzve që ky është mashtrim. Puna është që duhet të fitojë e drejta, jo Basha apo Gjergji.

Ylli Rakipi: Zoti Hani, këtu fitojnë idetë, por gjithmonë idetë e këqija.

Advertisement