Connect with us

Bota

‘Unë nuk jam diktator’/ Lukashenko i kthehet ‘keq’ gazetarit

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandwr Lukashenko shprehet se ai nuk është diktator dhe as i fundit i Evropës.  Lukashenko, 68 vjeç, ka qeverisur Bjellorusinë me një dorë të hekurt që nga viti 1994 dhe në një intervistë për Reuters në 2012 shijoi famën e tij si diktatori i fundit i Evropës.

I pyetur nga Reuters të enjten se çfarë mendonte për përshkrimin dhe nëse ishte i shqetësuar nga ajo që mund të ndodhte me Bjellorusinë pas sundimit të tij, Lukashenko tha se gazetari duhet të kërkojë falje për një pyetje të tillë, shkruajnë mediat e huaja.

“Sa i përket diktatorit të fundit të Evropës, sot duhet të më kërkoni falje. Unë nuk jam diktator dhe nëse jam diktator, atëherë nuk jam i fundit,” u tha Lukashenko gazetarëve në një takim në Pallatin e gjerë të Pavarësisë të Bjellorusisë.

“Unë nuk vendos nëse jam apo jo në pushtet… Populli ma besoi mua këtë detyrë të lartë”, tha ai. 

Kundërshtarët e Lukashenkos, shumica prej tyre tani jashtë vendit, thonë se ai ka manipuluar zgjedhjet dhe ia ka dorëzuar sovranitetin e Bjellorusisë presidentit rus Vladimir Putin, të cilin Lukashenko i referohet si “vëllai i tij i madh”.

Advertisement