DOSSIER
Unë tek koka e diktatorit Enver Hoxha i pari që godita dhe pështyja me urejtje
Gjatë një takimi të rastësishëm në rrugë pranë Pallateve Shallvare kur po shkonte të blinte gazetën rreth Vitit 2008 Ramiz Alia – Ish Presidenti komunist pasi u informua rastësisht nga dy gra për mua që i thane se ky është Saimir Maloku që udhëhoqi turmën e parë të protestuesve drejt Sheshit Skënderbej nga godina e Radio Televizionit Kombëtar me 20 Shkurt 1991 ndërmjet të tjerash më tha mua:” Ti Saimir Maloku ate dite ti arrite i ndihmuar nga shoket e tu të shmangie turmën e mijëra protestuesve të hynin në Bllokun Qeveritar . Ishe ti Saimir Maloku në krye të turmës së madhe të protestuesve aty bëre që ata të shkonin drejt Sheshit Skenderbej . Ti në ato momente tepër dramatike historike ishe si Shpetimtar i popullit , i Demokracise dhe i Joni . Kjo sepse unë kisha dhënë urdhër të qëllonin ushtarët mbi protestuesit nëse guximin të futeshin tek Blloku Qeveritar . Aty mund të kishte ndodhur një gjakderdhje e madhe ku mund të ishin vrarë me qindra veta . Mund të ishte bërë hataja dhe me pasoja të mëdha në të ardhmen në gjithë popullin tonë. Ji krenar në jetë se ishe si shpëtimtar i popullit dhe më vjen keq që njerëz si ty vuajtën në burgje …..”. . Këto kohët e fundit me kërkesë të shokëve po i publikoj për herë të parë këtë bisede me Ramiz Alinë , sepse ka edhe njerez të lig që mund ta keqinterpretojnë këtë gjë . Isha unë i pari protestues që godita kokën e monumentit te rrëzuar të diktatorit komunist( që shiko foton) si dhe si kryetar i shoqatës të parë të përsekutuarve politikë të Rrugës të Kavajës dhe të mjaft rrugëve ndermjetëse që drejtova mijëra protestues pasditen e 21 Shkurt 1991 në djegien e librave të diktatorit komunist në Librari Flora. Ndërsa për hakmarje më 6 Mars të vitit 1991 u qëlluan tre hërë me pushkë snajper ndaj meje gjatë një proteste në Rrugën e Kavajës Papritur u qëllua një djalë 14 vjecar Spatak Deliu që vdiq në prehërin tim.