Connect with us

Rajon

Ura e Ibrit/ Vuçiç i kthehet keq Lajçakut: Rrezik i lartë për…

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka kundërshtuar zërat se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit, duke i quajtur këto pretendime të pavërteta dhe çorientuese.
“BE-ja ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga #BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta dhe çorientuese”, ka shkruar Lajçak në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “X”.
Pas kësaj deklarate të Lajçakut, ka reaguar presidenti i Serbisë, Alkesandar Vuçiqi, i cili duke e quajtur “vëlla” Lajçakun, ka thënë se për hapjen e urës së Ibrit do të diskutohet në një sesion special në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe se sipas tij, veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës rreth hapjes së urës, paraqesin rrezik të lartë që mund të çojnë në një siç theksoi ai, operacion special.
“Propozoj që të diskutojmë hapjen e urës gjatë një sesioni special të #OKB-së. Veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës paraqesin rrezik të lartë që mund të çojë në një operacion special”, ka reaguar Vuçiqi në shkrimin e Lajçakut në rrjetin social “X”.
Advertisement