Kosova
Ura e Kurtit dhe karikatura politike në presidencë/ Trafik apo politikë në valët e lumit
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme ne kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, tha se çështja e hapjes së urës kryesore në Ibër për qarkullimin e automjeteve, është në fakt me rëndësi politike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe jo për jetën e përditshme.
Ai theksoi se dialogu është i margjinalizuar, sepse nëse çështjet që duhet të jenë në rendin e ditës, kerkojne ti zgjidhin me lëvizje të njëanshme, thjesht nuk do kete përparim ne marredheniet Prishtine-Beograd.
“Nuk e kam të qartë se ku e ka parë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani racizmin në deklaratën e zëdhënësit të BE-së Peter Stano. Ajo është thjesht një figurë karikaturë politike, e njohur për deklarata të mjegullta dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi. Ajo që është e rëndësishme për te gjithë është se çështja e hapjes së urës kryesore në Ibër për qarkullimin e automjeteve ka rendesi politike për Albin Kurtin dhe jo për jetën e përditshme te qytetareve” – theksoi Drecun.
Kurse Srđan Barac nga Qendra për Stabilitet Social theksoi se Bashkimi Evropian e ka humbur kredibilitetin e tij persa i përket moderimit të procesit në Kosovë.
“Le të kujtojmë se çfarë tha Kurti për Borellin. Pas akuzave, nuk pati pasoja ndaj tij. E gjithë kjo i jep forcë shtesë Kurtit për zbatimin e politikës së dëbimit të serbëve. Por problemi është se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë mjeshtra të shpërndarjes së fuqisë së butë në botë, nuk mund ta shpërndajnë kete taktike te tyre në zonën e Kosovës” – deklaroi Barac.