Connect with us

Bota

Uragani Milton pritet të godas Floridën, banorët evakuuohen nga banesat

Banorëve të Floridës në SHBA, janë duke u evakuuar përpara se të vendin ta godas uragani Milton, që parashikohet të jetë një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë bregun e Gjirit të Floridës.
Guvernatori Ron DeSantis dhe të tjerë paralajmëruan njerëzit ditën e sotme se duhet që të evakuoheshin pasi uragani Milton po i afrohet Floridas, si një stuhi e kategorisë 5.
“Milton ka potencialin të jetë një nga uraganët më shkatërrues të regjistruar për Florida-në qendrore perëndimore”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në një diskutim parashikimi.
Sipas mediave të huja, paralajmërimet për afrimin e stuhisë mbuluan pothuajse të gjithë bregun perëndimor të Floridës, dhe në një zonë midis Bonita Beach dhe Chassahoëitzka, ndërsa thuhet se përmbytja do të jetë më shumë se 5 metra.
Shteti po përgatitet për një stuhi potencialisht shkatërruese, ndërsa punonjësit e linjës së energjisë janë në gatishmëri në Florida për të ndihmuar në zgjidhjen e asaj që parashikuesit thanë se mund të jetë ndërprerje e zgjatur e energjisë elektrike pasi uragani të godas vendin

Advertisement