Connect with us

Kosova

Urat e zjarrit të Serbisë/ ‘Njohja e Kosovës do ndodhë’

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit, pas marrëveshjes së 27 shkurtit dhe takimit të Ohrit.

Në një intervistë, profesori në Universitetin “John Hopkins”, u shpreh se nuk sheh ndonjë tregues se Vuçiq do ta nënshkruajë marrëveshjen gjatë takimit të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 22 prill në Bruksel.

“Nuk shoh asnjë tregues se Vuçiq është i përgatitur ta nënshkruajë. BE-ja të përfshijë kërkesat e marrëveshjes në negociatat për anëtarësim në BE. Kjo do t’i bëjë ato të detyrueshme. Por kjo mund të nënkuptojë një vonesë të gjatë përpara zbatimit”.

Në rast se Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen, Serwer thotë se BE-ja mund të frenojë bisedimet e anëtarësimit, dhe të zvogëlojë ndihmën ekonomike për Serbinë.

Eksperti amerikan foli edhe për djegien e makinave të serbëve në veri të Kosovës, të cilat janë regjistruar me targa RKS.

Ai tha se “këto veprime nuk ndodhnin pa miratimin e Beogradit, i cili gjithashtu po përpiqet të parandalojë zgjedhjet lokale si dhe shtrirjen e pushtetit të Prishtinës në veri”.

“Nuk ka dyshim për sinqeritetin e Kurtit në kërkimin e normalizimit të vërtetë. Por, nuk mund të them të njëjtën gjë për Vuçiqin”, shtoi ai më tej teksa dhe deklaroi se njohja e Kosoves nga Serbia do të ndodhë në të ardhmen.

“Njohja e Kosovës, është e nevojshme për pavarësinë e Serbisë”, tha Serwer.

 

 

Advertisement