Connect with us

Sport

Urinë tek atletet dhe mbathje me shkumë, ja bëmat më të çmendura të futbollistëve

Fitues në fushë, por shpesh edhe jashtë saj. Futbollistët, ashtu si sportistët në disiplina të tjera, e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e aq më tepër një shaka që mund të nxjerrë në pah dobësitë e tyre. 

Dëshira për humor e protagonizëm nuk u mungon kurrë dhe rastet e mëposhtme i dëshmojnë më së miri këto që po themi.

 

ZLATAN IBRAHIMOVIÇ – Kërkues, i vrazhdë e ndonjëherë i egër, ai është një lider i lindur e në çdo ekip ka spikatur edhe për shpirtin e humoristit. Në Paris e mbajnë mend ende shakanë e tij ndaj mjekut të PSG-së, e cila është e dokumentuar edhe me imazhe video.

 

Në ndeshje e sipër, Ibra vëren se mjeku nuk e ka mendjen dhe i bën me shenjë të nxitojë sepse Laveci është i dëmtuar. “Viktima” e shakasë fillimisht çohet, por argjentinasi nuk duket askund e teksa kthen kokën pas, sheh Zlatanin duke qeshur së bashku me shokët e tjerë në stol.

MARIO BALOTELI – Me shakatë e Mario Balotelit mund të shkruhet edhe një libër dhe pavarësisht përvojave në shumë klube, talentin e “humoristit” sulmuesi e ka shkrirë në kohët e Mançester Sitit.

 

Në fakt, italiani e kishte zakon të godiste me shigjeta të rinjtë e klubit. Dhimbjet e shkaktuar ishin një kohëkalim për “Supermarion” i cili edhe në kohët e Interit ishte edhe më i tepruar në veprimet e tij.  Sipas disa ish-shokëve zikaltër, Mario shpesh urinonte në këpucët e kolegëve e në disa raste është kapur edhe me Marko Materacin i cili çuditej se si një djalosh aq i ri nuk i druhej as një senatori si Hulio Sezar që megjithëse brazilian gazmor, nuk i mirëpriste të tilla shaka.

PIKE-EVRA – Në vitet e fundit Patris Evra është kthyer në një fenomen rrjetesh sociale ku videot e tij grumbullojnë me mijëra pëlqime. Në kohët e Mançester Junajtidit, francezi pati porositur një palë këpucë “Nike” me emrat e fëmijëve dhe detaje të tjera sipas dëshirës.

Kur u fut të lahej, Xherard Pike dhe të tjerët ndezën një zjarr dhe ia dogjën. Evra nuk e mori fare mirë surprizën dhe vendosi t’ia shpërblente duke jashtëqitur në këpucët e spanjollit në shenjë hakmarrjeje.

NAGATOMO – Pak kohë më parë Juto Nagatomo foli për sezonet e tij tek Interi të cilat kishin lënë gjurmë pozitive brenda tij. Ai veçoi miqësinë me Uezli Shnajderin, me holandezin që shpesh i bënte edhe shaka.

 

“Një herë i gjeta mbathjet e mia të përlyera me një shkumë rroje me aromë menteje. Edhe po t’i laje, aroma e keqe nuk largohej. Nuk e di me siguri se kush ma bëri atë shaka, por kam dyshimet e mia. Mundësia që autorësia t’i përkiste Shnajderit është vërtet e madhe”.

PSG – “Halloween”-i është një festë që pëlqehet shumë, sidomos nga futbollistët. Ata të PSG-së kishin organizuar një të tillë dhe megjithëse pa maska, shumë prej tyre u trembën.

Mes atyre që druheshin të kontrollonin brenda kungujve për surprizë ishte Kilië Mbape, i cili sapo futi dorën, u tmerrua pasi dikush e kishte çarë kungullin dhe i kapi dorën pasi ishte fshehur poshtë tryezës. Organika qeshte me të madhe, ndërsa ylli i futbollit francez mbante zemrën me dorë nga ankthi i atij çasti.

PANORAMASPORT.AL

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *