Kosova
URREJTES DHE SHPIFES/ Analisti kryqëzon akademikun që bëri thirrje për LVV
Duke komentuar deklaraten e profesor Rexhep Qosja dhe thirrjen e tij per te votuar Vetevendosjen ne zgjedhjet e 9 shkurtit ne Kosove, analisti Baton Haxhiu ne nje shkrim editorial ka thene se “Si zakonisht, në të shumtën e herëve Qosja shkruan me porosi dhe përdor fraza që humbin peshën e argumentit, duke u kthyer në një glorifikues të verbër të pushtetit ose fyes me porosi, që ka humbur lidhjen me realitetin”
“Qosja përqafon një diskurs të mbushur me retorikë boshe dhe të zbrazët nga përmbajtja. Ai flet për Vetëvendosjen dhe qeverinë e Albin Kurtit sikur të ishte një betejë mes së mirës absolute dhe së keqes së gjithanshme, duke glorifikuar të parën dhe diskredituar opozitën me terma të përgjithshëm si “urrejtje”, “gënjeshtra” dhe “shpifje” – ka shkruar Haxhiu duke theksuar se Rexhep Qosja nuk analizon asnjë moment të krizës që ka krijuar qeveria aktuale, nuk përmend tensionet në Veri, përplasjet me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian apo dështimet në menaxhimin e situatave kritike.
“Përkundrazi, ai krijon një narrativë mitike ku çdo veprim i Kurtit është “vizionar” dhe “historik”, një qasje që i përket më shumë propagandës sesa mendimit kritik” – ka shkruar analisti I njohur, sipas te cilit: Në vend që të jetë një intelektual në kuptimin e mirëfilltë të fjalës – dikush që mbron të vërtetën dhe sfidon autoritetet, Qosja është bërë e kundërta e tyre: një zë që hesht kur duhet të flasë, që mbështet verbërisht një pushtet pa e analizuar as në frymë, as në përmbajtje.