Rajon
Ushtari i devotshëm i Putinit/ Patriarku Porfirije predikon forcë, aleancë dhe kufij të rinj

Baton Haxhiu shkruan se ‘Paraqitja e patriarkut Porfirije në Moskë ishte shprehje e keqpërdorimit të Kishës për qëllime politike dhe se Porfirije ishte shumë afër politikës nacionaliste serbe dhe shumë larg, tepër larg, Ungjillit.
:Ai në një moment u deklarua se e konsideronte Putinin “atu të botës ortodokse”, që është krejtësisht në kundërshtim me doktrinën kishtare që dënon idhujtarinë. Kur Porfirije flet për Kosovën, Malin e Zi e Bosnjë-Hercegovinën, si zyrtar partiak, ai thyen rregullat botore, por si patriark ai thyen edhe rregullat e Jezu Krishtit dhe të kishave të tij: – ka shkruar analisti I njohur duke the ksuar se ajo cfare ndodhi më Moskë është njëra prej çështjeve më të rëndësishme të trajtuara në debat teologjik ortodoks.
“Patriarku Porfirije kështu nuk veproi si pasues i Krishtit, por si përfaqësues i një sistemi që kërkon ta nënshtronte Krishtin për interesa tokësore. Ai nuk predikoi dashuri, nuk predikoi pendesë, as thirrje për paqe. Ai predikoi ne Moske gjate takimit me Putinin, forcë, aleancë dhe kufij.
Zyrtari i lartë partiak dhe patriarku Porfirije, jane dy role në një, teksa ne Rusi ai fitoi edhe të tretin, atij të ushtarit të devotshëm të Vladimir Putinit.
“Të tre rolet në një u ngritën kundër të gjithë ne evropianëve, doktrinës teologjike të Kishës së vet e në fund edhe kundër Jezu Krishtit”- ka shkrua Baton Haxhiu

