Bota
Ushtria iraniane është gati të lëshojë rreth 2,000 raketa drejt Izraelit në sulmet e ardhshme

Ushtria iraniane është gati të lëshojë “rreth 2,000 raketa drejt Izraelit në sulmet e ardhshme”
“sulmet tona raketore kundër Izraelit do të jenë 20 herë më të mëdha se ato të mëparshmet”, tha një burim në ushtrinë e Teheranit, sipas televizionit shtetëror.
Garda Revolucionare Iraniane tha se “operacioni kundër Izraelit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
NYT: Irani donte të lëshonte 1,000 raketa balistike drejt Izraelit, por nuk mundi
Gazeta New York Times raportoi se Irani kishte ndërmend të lëshonte një breshëri prej 1,000 raketash balistike drejt Izraelit në përgjigje të sulmit ndaj lokacioneve të tij bërthamore, por nuk mundi ta bënte këtë për shkak të dëmeve të shkaktuara nga forcat ajrore në bazat e tij.
Ky lajm iu raportua gazetës amerikane nga dy burime brenda Gardës Revolucionare. Sipas raportit, kjo është arsyeja pse Irani lëshoi vetëm rreth 100 raketa drejt Izraelit në secilën prej breshërive të para.

