Connect with us

Bota

Ushtria izraelite mbyll qendrën humanitare në Gaza, çfarë fshihet pas këtij veprimi nga Izraeli?

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se do ta mbyllin “përkohësisht” qendrën e ndihmës Tal al-Sultan, të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, dhe do të “krijojnë një qendër të re shpërndarjeje aty pranë”.

IDF thotë se ky veprim është “bazuar në mësimet e nxjerra më parë”.

Pasi kemi analizuar imazhet e fundit satelitore – si me rezolucion të lartë nga 26 qershori ashtu edhe me rezolucion më të ulët të kapura sot – dhe duke i krahasuar ato me fotografi nga IDF, dyshohet se vendi i ri i shpërndarjes ndodhet më pak se 1 km në veri të vendit të Tal al-Sultan, ngjitur me rrugën bregdetare al-Rashid

Megjithatë, në imazhet satelitore më të fundit të disponueshme, vendi nuk duket ende i plotë.

Një imazh i kapur nga Planet Labs sot duket se tregon automjete ndërtimi si buldozerë që përgatisin një sipërfaqe prej rreth 1.2 hektarësh.

E njëjti imazh tregon gjithashtu blloqe betoni të shpërndara përgjatë rrugës bregdetare për të penguar hyrjen e automjeteve. Kjo duket të jetë e njëjta pengesë rrugore e treguar në një foto në njoftimin për shtyp të IDF-së.

Deri kohët e fundit, kjo zonë – një kryqëzim që të çonte larg bregdetit drejt vendit ekzistues të ndihmës – pa qindra palestinezë të mbledhur përpara se të mblidhnin furnizime.

Advertisement