Bota
Ushtria izraelite sulmon dy aeroporte të Sirisë, dy të vdekur
Media shtetërore siriane po raporton se sulmet me raketa izraelite kanë shënjestruar dy aeroportet kryesore të vendit. Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve thotë se aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Alepos janë sulmuar.
Të paktën dy punëtorë civilë u vranë në aeroportin e Damaskut, njoftoi Reuters, duke cituar drejtorinë e përgjithshme të meteorologjisë të qeverisë siriane
Aeroportete Damaskut dhe Aleppos të Sirisë jo vetëm që trajtojnë aviacionin civil, por edhe bazat ushtarake, të cilat thuhet se janë pika tranziti për armët iraniane të dërguara për Hezbollahun – një grup militant i cili është i fuqishëm si në Siri ashtu edhe në Liban.