Aktualitet
Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës, në pranga 30-vjeçari
Një 30-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Në momentin e shoqërimit për në Komisariat, autori ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Njoftimi i policisë
DVP Dibër
Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materalet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.