Kronike
Ushtronte dhunë ndaj vajzës, e mitura tenton vetëvrasjen
Një 42-vjeçar i identifikuar me incialet H.R është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur, e cila ka tentuar më pas vetëvrasjen, duke konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.