Kronike
Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen në flagrancë 2 shtetas
Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Dibrës pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve respektive.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Agim Hoxha 56 vjeç, banues Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi. Të dy këta persona raportohet se kanë ushtruar dhunë të përsëritur ndaj bashkëshorteve të tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.
Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H., 56 vjeç, banues Burrel; dhe D. K., 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.