Sport
Uzuni lider te Granada, me dopietë i dhuron fitoren ekipit
Uzuni është kthyer protagonist sërish në Spanjë. Shqiptari ka realizuar dopietë në fitoren 2-0 ndaj Tenerifes në javën e 27 të La Liga 2.
Shqiptari realizoi dy herë me penallti në minutat 7′ dhe 82′. Ndërkohë, Uzuni tashmë arrin në kuotën e 17 golave duke u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit.