Connect with us

Shkrime

Vajtimi i Serbisë së Vjetër dhe të Re/ Kush e ka fajin për humbjen e Kosovës

Nga Rados Ljusiç

Kohë më parë, Serafim Ristiç, arkimandrit i manastirit të Visoki Deçanit, botoi broshurën “Vajtimi i Serbisë së Vjetër”. Pas kësaj u shkruan shumë vepra për Serbinë e Vjetër, por përlotja e serbëve nuk pushoi, e cila ende vazhdon sot, dhe gjithçka duket se do vajtimi do vazhdoje neper breza…

E qara ndonjëherë është e dobishme për njerezit, më shpesh për gratë sesa për burrat, por kurrë për shtetin.

Shpirti e ka më të lehtë kur qan, shteti dhe populli e ka të vështirë ta kalojë disfatën e luftës, prandaj shpëtimi duhet kërkuar te heshtja dinjitoze.

Kushdo që ka menduar se çështja e Kosovës, e cila gjithmonë ka shqetësuar Serbinë dhe Evropën, do vazhdojë të digjet për një kohë të gjatë, është naiv.

Dikur qanin vetëm serbët e vjetër, sot me kujën e tyre janë bashkuar edhe serbët e sotëm dhe do vazhdojnë edhe serbët e tjerë nesër. Serbi që qan është përshembull shtetari Petar Petkoviq, i cili drejton Zyrën për Kosovë në kuvendin e Serbisë.

Mjafton të krahasohen deklaratat e negociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe të negociatorit ser, dhe shpejt arrihet në bindjen se deklaratat e të parit janë të palëkundura, të palëkundura dhe të palëkundura, ndërsa të Petkoviçit janë të qara, vajtuese dhe lutëse. Përveç humbjes, nuk mund të presësh asgjë tjetër nga një negociator i tillë.

Është e pakuptimtë në politikën e sotme shtetërore të pyesësh nëse dikush i tillë duhej të drejtonte Zyrën për Kosovën dhe negociatat me Shqiptarët.

Kjo lloj Serbie dhe ky lloj negociatori e kanë mashtruar popullin, prandaj nuk duhet të habitemi nga përfundimi shkatërrues.

Serbia nuk ka ndjekur kurrë një politikë korrekte për Kosovën. Besimi i përgjithshëm se ajo zonë ka qenë e do jetë e serbëve që nga kohërat e lashta ishte e gabuar dhe e pamjaftueshme për të zgjidhur çështjen kombëtare në të.

Të sëmurë nga komunizmi dhe jugosllavizmi, serbët, veçanërisht udhëheqja e tyre, nuk ishin në gjendje të zgjidhnin çështjen e tyre kombëtare.

Serbia ka tre dekada që endet dhe gjatë kësaj kohe askush nuk e ka planifikuar rrugën e saj drejt së ardhmes, e cila është kaq e pasigurt, prandaj Serbia e sotme nuk pushon së qari dhe vendi duket si një krahinë e errët e të moshuarve të pakënaqur, pa një parametër të vetëm që tregon përparim, por vetem stanjacion, disfata dhe humbje.

Shoqëria serbe është e sëmurë, bashkë me shtetin. Kemi arritur pikën e thyerjes: ose revolucion ose kolapsi i plotë i Serbisë.

Serbia vazhdon qan për serbët në Kosovë, bërtet për litiumin në protesta masive popullore, ndryshon formën e saj gjeografike për të mirën e të tjerëve dhe katastrofiken për popullin e saj, ndërsa askush nuk mund të bëj gjë për ta shpëtuar.

Serbia qan, por duhet të vuaj me dinjitet dhe të hesht, ndërsa presidenti Vuçiç po e zgjidh çështjen e mbijetesës në Pragë në nivel global, pasi ajo lokale tashmë është kapërcyer!

Advertisement