Connect with us

Kronike

Vajza 4-vjeçare bie nga kati i pestë në Torino, shpëtohet mrekullisht nga një kalimtar

ITALI– ‘Fillova të marr frymë përsëri kur e dëgjova të qante!’ Kështu shprehet Mattia Aguzzi, 37 vjeç, një kalimtar i cili shpëtoi mrekullisht një vajzë 4-vjeçare e cila ra nga ballkoni i shtëpisë së saj nga kati i pestë në Torino.

 

 

Nga të dhënat paraprake vogëlushja thuhet se është ngjitur në ballkon dhe ka rënë aksidentalisht, por po kryhen hetime për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa alarmin për rënien e vogëlushes nga ballkoni e dha një fqinj që jetonte në pallatin përballë. Pikërisht kjo tërhoqi vëmendjen e kalimtarit i cili teksa pa vogëlushen nxitoi ta shpëtonte.

“Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i tha të qëndronte pa lëvizur, por vajza ra! Kur u ktheva pashë Mattia që e kishte kapur”- thotë Gloria Piccolo, e dashura e Mattia Aguzzi.

‘Ai ra në gjunjë! Ajo filloi të qante dhe në atë moment ne thamë: ‘Ajo është gjallë’

Gloria është ende e emocionuar kur flet: ‘Ai ishte i mrekullueshëm. Edhe djali nga ballkoni dhe po të mos e kishte parë nuk do ta kishim vënë re’- shpjegoi ajo.

Fëmija është ende i shtruar në Regina Margherita. Gjendja e saj u vlerësua e mirë nga mjekët, të cilët megjithatë e mbajnë nën vëzhgim. Prindërit e saj janë në spital me të.

Advertisement